Turqit të çmendur mbas Almeda Abazit
Sat 17 Jul 2010 04:30:47 | 0 comments
Bukuroshja Almeda Abazi është e para dhe e
vetmja miss shqiptar që ka fituar një titull ndërkombëtar bukurie,për
një vend të vogël siç është Shqipëria, kjo është një arritje e madhe!
Edhe në Turqi ku ajo jeton sot e kësaj dite,e ndjen peshën dhe
privilegjet e kurorës së “Miss Globe International”. Për këtë shkruajnë
gazetat,flasin televizionet kombëtare madje një bukuri të “çertifikuar”
shumë firma turke e kanë kërkuar për imazh.Disa prej tyre kanë pasur
fatin të përfaqësohen nga bukuria e Almedës, teksa të tjera oferta
priten të shqyrtohen nga stafi i saj.Një ndër ofertat më interesante,
janë ato nga tre producentë filmash,të cilat bukuroshja tiranase po i
shqyrton me seriozitet.Tashmë ajo ka një staf të kompletuar,i cili e
ndihmon për të organizuar jetën artistike.Një shërbim i realizuar
fotografik, po u tërheq të gjithëve vëmendjen kohëve të fundit në
rrjetin popullor virtual,“Facebook”.Në këtë intervistë
ekskluzive,bukuroshja Abazi tregon për jetën e re në Turqi,për sukseset
profesionale atje, shkollën dhe ftesat e ndryshme nga televizionet
kombëtare...

Intervistoi: Gentian Minga
Almeda, prej disa kohësh ti je kthyer të jetosh në Turqi,përse ky vendim?
Prej dy muajsh jam në Turqi,në Stamboll dhe janë tre arsyet për të cilat unë ndodhem këtu.Së pari, mamaja ime menaxhon një biznes turizmi në Stamboll.Së dyti,Turqia është një vend i madh për të realizuar synimet e mia,ato për një karrierë të suksesshme,me famë botërore.Projektet e realizuara në Turqi,kanë jehonë në të gjithë botën. Së treti, shkollimi im.Ndjek studimet në një nga kolegjet më të njohura,“Tarhan Koleji”,me një traditë 50-vjeçare në arsim.Ky është një kolegj tepër prestigjioz,në të cilin pranohen vetëm 15 nxënës në vit.Hapi i dytë për shkollimin tim në Turqi është të ndjek universitetin.Kolegji ku studioj momentalisht,po më përgatit për Universitetin e Bosforit,një nga 50 universitetet më të mira në botë.
Me çfarë po merreni aktualisht në Turqi,përveçse me shkollën?
Përveç shkollës,kam një aktivitet të ngjeshur pune.Një ekip i tërë profesional kujdeset për angazhimet e mia:menaxheri,këshilltari i medias,stilisti,fotografi dhe një truprojë profesionist.Çdo punë ndiqet profesionalisht nga ekipi.Aktualisht jam imazhi i një kompanie të njohur të prodhimit të tekstileve.Industria e filmit është shumë e zhvilluar në Turqi dhe aktualisht kam marrë dy oferta të cilat unë dhe ekipi po i marrim në konsideratë,që të zgjedhim më të mirën.
Zmadho pamjen,...

Almeda Abazi
Kemi dëgjuar herë pas here lajme se atje në Turqi keni bërë gjëra shumë interesante,përsa i përket karrierës.Përsa i përket modelingut, çfarë je duke bërë në këtë drejtim?
Modelimi nuk bën pjesë në synimet e mia për të ardhmen,por për nder të titullit dhe kurorës,kam marrë pjesë në dy sfilata,të ardhurat e të cilave shkuan në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talesemi.Sfilata e tretë në të cilën do të marrë pjesë zhvillohet më datë 26 mars ku unë do të jem midis modeleve më të famshme këtu në Turqi,duke sfiluar për emra si “Victoria`s Secret”,“Houte Couture” etj.
Ke marrë gjithashtu ftesa për të qenë e pranishme në programe të ndryshme televizive në Turqi.Kujt i dedikohet gjithë ky interes nga ana e medias turke?
Titulli “Miss Globe International” që unë mbart,është vlerësuar jashtëzakonisht nga gazetat dhe televizionet këtu.Duke qenë se dhe vetë Turqia një herë të vetme ka fituar një çmin ndërkombëtar në kompeticione bukurie,ia di vlerën këtij çmimi.
Të mungon ndopak Tirana?
Sigurisht që më mungon vendlindja ime kudo që të shkoj,unë jam po ajo vajza tradicionale tiranase.
Çfarë të mungon më tepër nga Shqipëria?
Më mungon pjesa tjetër e familjes,shoqëria.
Ke miq shqiptarë aty ku jeton?
Sikurse e dini,në Turqi jetojnë miliona shqiptarë të Kosovës,të Maqedonisë dhe Malit të zi.Kudo që shkoj përballem me dikë që thotë “edhe unë jam shqiptar”,pavarësisht se nuk e flasin gjuhën tonë. Ndërsa shqiptar Shqipërie, nuk kam njohur ende.
Ke vendosur të jetosh përfundimisht në Turqi apo mendon se një ditë do të kthehesh sërish në Shqipëri?
Momentalisht,unë jam vendosur në Turqi me qëllimin për të vazhduar më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sigurisht që do të vijë herë pas here në Shqipëri,për çdo kohë të lirë që do të kem,por them se karrierën e nisur do ta vazhdojë jashtë Shqipërisë.Kjo s`do të thotë se nuk do të marrë në konsideratë ndonjë ofertë të konsiderueshme që do të vijë nga vendi im.
Zmadho pamjen,...

Almeda Abazi
Ndërkohë,në faqen tënde zyrtare në Facebook,janë publikuar disa foto të tuat shumë të bukura.Ç`është ky shërbim kaq profesional fotografik?
Këtu do të dëshiroja të ndalesha pak.Jam shumë e kënaqur nga ky shërbim fotografik,realizuar së fundmi nga fotografi artist Ali Esitmez,i cili kryen shërbime fotografike të personaliteteve të njohur në Turqi,si Presidenti i Republikës,Kryeministri e deri te këngëtarët e njohur si Tarkan,Ibrahim Tatlisës etj.Ky shërbim fotografik u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga gazetat kombëtare dhe për kopertinë të revistave të ndryshme këtu.
Uau! Aty dukesh vërtet bukur, në fakt! Kush është kujdesur për pamjen tënde në këtë rast?
Së pari,luku im i përshtatet stilit tim,në bazë të të cilit punohet për fotot.
Zakonisht,kush kujdeset për pamjen tënde të jashtme? Vetë apo këshillohesh me profesionistët?
Unë kam stilisten time profesioniste,një ndër më të njohurat këtu në Turqi,e cila kujdeset për pamjen time të jashtme.
Cili është stili yt i preferuar në të veshur?
Stili im në të veshur,i përshtatet vendeve që frekuentoj.Kuptohet që pjesën më të madhe të ditës,e kaloj në shkollë,ku përdor uniformën. Ndërsa kur shkoj në aktivitete ose festa të ndryshme,vishem sipas rastit.
Zmadho pamjen,...

Almeda Abazi
Cila janë firmat e tua të preferuara të veshjeve?
Janë shumë,Përsa u përket veshjeve sportive,preferoj “Nike”-un, “Diesel”-in,“Converse”-in etj.Ndërsa nga veshjet “casual” preferoj “Versace”-n,“Dolce&Gabbana”-n,“GUÇI”-n,“Prada”-n etj.
Është e vërtetë se në Turqi ke realizuar disa reklama për firma të famshme atje?
Sikurse e thashë dhe më lart,unë jam imazhi i një kompanie të njohur tekstile,gjithashtu,bashkë me stafin tim,po punohet për një projekt reklamash të disa kompanive bankare apo telekomunikacioni,për të cilat nuk mund të prononcohem për momentin.
The se atje ku jeton, të njohin si një miss... dhe veçanërisht si mbajtësen e kurorës së “Miss Globe International”.
Sigurisht që po,kjo është arsyeja pse të gjitha gazetat dhe televizionet këtu në Turqi po shkruajnë dhe po flasin rreth meje.Më vjen mirë që vlerësohem prej tyre dhe mund të them me plot gojën se jam në qendër të vëmendjes së tyre,më bëjnë të ndihem krenare për titullin që mbart.
Cila do të jetë vizita jote më e afërt në Shqipëri?
Para dy javësh isha në Shqipëri për dy ditë dhe mendoj se vizita e ardhshme do të jetë rreth datave 15-16 maj.
Je e para miss shqiptar që fiton një kurorë të bukurisë ndërkombëtare.Si të bën të ndihesh ky fakt?
Mbën të ndihem jashtëzakonisht mirë, por dhe më vë përpara përgjegjësive:duhet t`i tregoj botës bukurinë dhe inteligjencën e femrës shqiptare.Përfitoj nga rasti t`i dërgoj falenderimet e mia të përzemërta atyre që më ndihmuan dhe besuan tek unë,veçanërisht zotit Petri Bozo për mbështetjen dhe përkrahjen që më ka dhënë.E uroj gjithashtu për organizimin e suksesshëm të një prej evenimenteve më prestigjioze,siç është “Miss Globe Internationa”.
Zmadho pamjen,...

Almeda Abazi
Tashmë ke hequr dorë nga konkurset e bukurisë apo dëshiron të marrësh pjesë sërish në një të tillë?
Fitova titullin si “vajza më e bukur e Globit”… tani vetëm të shkoj të konkuroj në ndonjë planet tjetër (qesh).
Si mendon,për një femër është më e rëndësishme të jetë e bukur apo e zgjuar dhe do doje të ishe më tepër e para apo e dyta?
Për mua është e rëndësishme zgjuarsia.Zyrtarisht jam shpallur si “vajzë e bukur”, por si një femër duhet të jesh e zgjuar më mirë se sa të vlerësohesh për bukurinë e dhënë nga Zoti.Një ditë bukuria ime do të venitet,por inteligjenca është ajo që do të na shoqërojë gjithmonë,dhe një ditë do të më shikoni jo vetëm si “një vajzë e re, e bukur”,por do të shikoni një vajzë me një karrierë të suksesshme, bazuar në inteligjencën dhe talentet e mia.
Si mendon,djemtë pëlqejnë te vajzat pamjen e jashtme apo vlerësojnë më tepër inteligjencën?
Këtu mund të përdor një fjalë të urtë të cilën e dëgjoj shpesh nga turqit:“të gjithë meshkujt e suksesshëm në jetë,kanë në krah një femër të zgjuar”!Kjo le t`i shërbejë si mesazh të gjithë meshkujve që vlerësojnë vetëm bukurinë te një femër.
Ti çfarë pëlqen më tepër te një djalë?
Në radhë të parë, personalitetin... do të më pëlqente sinqeriteti, besnikëria! Gjithashtu, duhet të ndihem e sigurtë pranë tij.
Në gjërat e Almedës
Çfarë telefoni mban?
- Nokia.
Çfarë çante?
- Prada.
Çfarë parfumi përdor?
- Bvlgari Omnia.
Marka e syzeve?
- Chanel.
Libri i preferuar në bibliotekë?
- “Preja e një martese të lodhur (Rudina Xhunga).
Sajti i preferuar në internet?
- Facebook (qesh).
Adresa e preferuar në msn?
- Janë shumë...
Aksesori i preferuar?
- Kapelet.
Zmadho pamjen,...

Almeda Abazi
Comments
or
