pornodjal
Jul 21

Çifti me ngjyrë lind një fëmijë të bardhë

Wed 21 Jul 2010 07:57:17 | 0 comments
Disa mund të mendojnë se historia e Nmachi Ihegboro, fëmija e sapolindur e çiftit me ngjyrë Ben dhe Angela Ihegboro, nuk është edhe diçka aq e jashtëzakonshme.
http://www.kuriozitete.net/wp-content/uploads/2010/07/cifti-me-ngjyr-227x300.jpg

Por ky fëmijë biond me sy të kaltër dhe aspekti i tij krejt nordik, në të vërtetë është krejt ndryshe nga ai i prindërve, të cilët janë të dy me ngjyrë, pasi vijnë nga Nigeria. “Po a je e sigurtë që ky fëmijë është i imi”, i është drejtuar Beni të shoqes, pasi shikoi për herë të parë vajzën e tij.

E si përfundim ai ka marrë sigurinë edhe nga analizat, se bëhet fjalë plotësisht për një pasardhëse të tij. Faktikisht rasti i Nmachit dhe familjes që jeton në Londër, ka mahnitur edhe ekspertët e gjenetikës.

Kjo për faktin se as Ben dhe as Angela s’kanë pasur në pemën e tyre gjenealogjike gene me pigment të bardhë. “Ngjyra e Nmachit nuk ka rëndësi. Ajo është një bebe mrekulli për neve”, ka deklaruar e ëma.

Comments




or
Connect with Facebook